Programi i Nxitjes së Sipërmarrjes

Programi i nxitjes së sipërmarrjes është një program i dedikuar për të trajnuar të rinjtë përfaqësues të organizatave / qendrave / klubeve rinore. Ky program do të përdoret për të zhvilluar kapacitetet e të rinjve dhe grupeve të tyre me qëllim identifikimin dhe trajnimin bazë të të rinjve me ide biznesi si dhe do të veprojë si një metodë efektive për të përmirësuar mjedisin sipërmarrës të komuniteteve në qytetet ku operojnë këto grupe rinore. Programi ofron një mënyrë efektive dhe të shpejtë për të kaluar aftësi dhe njohuri të vlefshme përmes zhvillimit të rrjetëzimit dhe në këtë rast, përfituesi i synuar do të jenë të rinjtë të cilët janë të përfshirë në mënyrë aktive në punën e organizatave pjesëmarrëse dhe/ose janë aktivë në komunitetet e organizatave pjesëmarrëse. 

Programi i nxitjes së sipërmarrjes do të zbatohet në qytetet Shkodër, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan në lidhje të ngushtë me organizatat/grupet rinore si edhe klubeve/këshillave pranë gjimnazeve përkatëse.

Trajnimi i anëtarëve të këtyre grupeve apo të rinjve aktivë do të përfshijë tematikat e mëposhtme:

– Think big, Start small

Përfaqësuesit e organizatave rinore do të trajnohen për të identifikuar e promovuar idetë sipërmarrëse nga të rinjtë në komunitetet e tyre dhe për t’i motivuar ata të fillojnë të mendojnë ndryshe.

– Sfidat e fillimit të një biznesi të ri

Kjo pjesë e programit të trajnimit i referohet një analize të bazuar në vend mbi pengesat e ndryshme me të cilat përballen sipërmarrësit e rinj si dhe mundësitë që ekzistojnë për të nisur bizneset e tyre.

– Udhëzues për mbledhjen e fondeve

Në këtë pjesë të programit, pjesëmarrësit do të zhvillojnë kapacitetet e tyre për të qenë në gjendje të udhëheqin në mënyrë efikase të rinjtë për marrjen e fondeve lokale dhe kombëtare për idetë e tyre.

– Krijimi i rrjetit të sipërmarrësve

Përfaqësuesit rinorë që punojnë aktivisht me të rinjtë në fushën e sipërmarrjes, udhëzohen për të theksuar rëndësinë e ndërtimit të rrjeteve mes sipërmarrësve të rinj dhe aktorëve lokalë për nxitjen e bashkëpunimit mes tyre.

– Përfshirja ndaj burimeve dhe informacionit

Gjetja e mënyrave për të rritur ndërgjegjësimin për më shumë mbështetje për sipërmarrjen e grave dhe nismën e sipërmarrjes nga të rinjtë të kthyer nga emigrimi me synim promovimin e parimit të gjithëpërfshirjes përkundrejt burimeve dhe informacionit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *