Start it UP Demo Day

Kompeticioni “Start it UP – Demo Day” do të mbledhë të rinj të cilët duan të konkurojnë me idenë e tyre të biznesit duke marrë mentorim dhe feedback nga ekspertë të fushave të ndryshme. Të rinjtë të ndarë në grupe do të konkurojnë mes tyre dhe prezantojnë idetë përpara jurisë.

Eventi do të zhvillohet në Tiranë dhe do të synojë të mbledhë 50+ të rinj me ide inovatore biznesi sipas formatit të mëposhtëm:

1: Prezantimi paraprak i ideve dhe krijimi i grupeve.

2: Mentorim dhe zhvillim i planeve të biznesit.

3: Prezantimi final përpara jurisë.

Nëpërmjet partneritetit me Startup Live Global, pjesëmarrësit do të njihen me mundësinë e alokimit të startup-eve të tyre në Vienë, Austri për të përfituar nga programi i inkubimit i akseleratorit zero21. Përfaqësues të Startup Live Global do të jenë në Tiranë për të prezantuar këtë mundësi si edhe do të mentorojnë grupet pjesëmarrëse së bashku me të tjerë ekspertë në fushën e konsulencës së biznesit, teknologjisë së informacionit, marketingut etj.

Grupi fitues i “Start it Up – Demo Day” do të ketë mundësinë të përfitojnë një biletë për në Startup Live Vienna, si një nga evenimentet më të njohura në Evropë përsa i përket prezantimit të ideve inovatore e startupeve të fushës së teknologjisë.

Bëhuni pjesë e Start it UP – Demo Day duke aplikuar KËTU!

Nëse nuk keni ende një ide të qartë për të prezantuar, ju mund të merrni pjesë në event duke u përfshirë në një grup apo ide biznesi që ju mund të kontribuoni me aftesitë tuaja.

START it UP Agenda

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *